Politike

Tabelat dygjuhëshe në Finiq, Rama: ‘Patriotët’ ngritën futunë! Ishin jashtë kritereve teknike, do të rivendosen

6 Maj 2019, 17:22 Nga DOSJA
Tabelat dygjuhëshe në Finiq, Rama: ‘Patriotët’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e krijuar mbi vendosjen dhe më pas heqjen e tabelave dygjyhëshe në Finiq. (Lexo këtu)

Në fjalën e tij, Rama tha se tabelat nuk u hoqën për shkak se gjuha e tyre e parë ishte ajo greke por sepse ato ishin jashtë kritereve teknike. Sipas kryeministrit Rama, ato do të vendoseshin sërish por pa e caktuar se në cilën gjuhë.

Më tej Rama tha se debati lidhur me tabelat u ngrit nga persona, të cilët duan që të fitojnë vota me propagandën e tyre nacionaliste.

Debati me tabelat dygjuhëshe

Një ditë më parë policia e Sarandës hoqi tabelat e vendosura në disa fshatra të Finiqit ku emërtimi i vendeve ishte në greqisht dhe më pas në gjuhën shqipe. Kjo është në kundërshti me ligjin shqiptar, pasi tabelat duhen në gjuhën shqipe dhe më pas në atë greqisht. Gjatë heqjes së tyre nga ARRSH-ja, kundërshti pati nga banorët e disa fshatrave. Kreu i Bashkisë së Finiqit Leonidha Hristo, u shpreh se po kontrollonte situatën, ndërsa reagime pati edhe nga pala greke. Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos është shprehur se qeveria greke do ta shikojë sesi do veprohet ndaj minoritetit grek në të ardhmen për këtë çështje.

Fjala e plotë e Ramës:

Meqë fola për Greqinë dua të them se sa rëndësi ka procesi dhe sa shumë është bërë për ta dinamizuar këtë marrëdhënie duke adresuar probleme të vjetra dhe duke bërë çmos që të ato mos shfaqen si të reja sa herë ka arsye të mos arsyes politike do të sjellë dy gjëra në vëmendje. 1. Marrëveshjen për kufirin detar! Nuk dua ta zgjas, tradhtar ne këtej dhe ata andej, dmth se procesi po shkon si duhet, pasi nuk ka mundësi që të dyja palët po tradhtojnë vendin e tyre. Do të thotë se të dy palët po kërkojnë rrugën e arsyes dhe një zgjidhje që është e duhura për të dyja vendet. Dhe deri tek zgjerat e vogla. Para pak ditësh një furtunë u ngrit këtu dhe vazhdoi andej për disa tabela të vendosura në një zonë me shumicë minoritare. U tha ç’nuk u tha këtej, u pasua me ç’nuk u pasua andej. Gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr. Ndërkohë që është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishin lidhje me minoritetin por sepse ishin jashtë kritereve teknike dhe të venodsura pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një lejeje që do të evitonte të gjitha këto pasaktësia dhe do të evitonte shpenzimin e bërë. Por nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do fillojnë të vendosen. Deri të premten do të jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH mbi bazën e lgjislacionit në fuqi dhe mbi bazën e kritereve teknike. Kaq e thjeshtë është! Por për kaq pak gjerët mund të marrin propocione të jashtëzakonshme në dëm të marrëdhënies mes popujve në zonën ku jetojmë. Dhe të gjithë atyre që bëjnë patriotin dhe ultra-atdhetarin duke vënë kujën se pse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian. Dhe kur flasim për Europën flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi. Kush do të bëjë vota dhe propagandë me këtë lloj politike le të vazhdojë ta bëjë por kurrë nuk do të arrijë të kthejë mbrapsht rruëgn e një traditë që është shënuar në kanun dhe është mishëruar në Kushtetutë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia finiq edi rama heqja e tabelave në finiq heqja e tabelave ne gjuhen greke rama per heqjen e tabelave ne finiq bashkia finiq edi rama heqja e tabelave në finiq heqja e tabelave ne gjuhen greke rama per heqjen e tabelave ne finiq

Sondazh

Poll