Politike

Java e Europës/ Rama ‘sulmon’ BE-në për hapjen e negociatave, justifikohet për heqjen e tabelave dygjuhëshe në Finiq

6 Maj 2019, 17:47 Nga DOSJA
Java e Europës/ Rama ‘sulmon’ BE-në për hapjen e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë prezantuan platformën “Ambasada ime”, si një urë për komunikimin mes Ministrisë së Europës e Punëve të Jashtme dhe qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama preku shumë tema “të nxehta” të diplomacisë shqiptare duke mos lënë pa adresuar edhe disa nga debatet më të fundit.

Rama u ndal tek hapja e negociatave, ku fajësoi vende të caktuara të Bashkimit Europian, se po bllokojnë Shqipërinë për shkak të interesave të tyre politike, dhe jo sepse vendi ynë nuk i ka plotësuar detyrat. Për herë të parë Rama ka reaguar edhe lidhur me debatin e krijuar mbi vendosjen dhe më pas heqjen e tabelave dygjyhëshe në Finiq.  Në fjalën e tij, Rama tha se tabelat nuk u hoqën për shkak se gjuha e tyre e parë ishte ajo greke por sepse ato ishin jashtë kritereve teknike. Sipas kryeministrit Rama, ato do të vendoseshin sërish por pa e caktuar se në cilën gjuhë.

Në prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët duke përsëritur premtimin se ata do të përfshiheshin në vendimarrje.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave heqja e tabelave në finiq vota e emigrantëve edi rama hapja e negociatave heqja e tabelave në finiq vota e emigrantëve

Sondazh

Poll