Politike

Çfarë do të ndodhë më 30 qershor? Berisha paralajmëron: Do të ketë përplasje të fuqishme (VD)

6 Maj 2019, 19:27 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë më 30 qershor? Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në Ora News, ka folur rreth asaj që pritet të ndodhë më 30 qershor, ditën e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Sipas Berishës, zgjidhja e vetme është përplasja finale.

“Për këtë betejë unë nuk shoh zgjedhje përveç përplasjes finale. Ka pasur beteja si ajo e 2017, që në vend që t’i jepte vendit zgjidhje e zhyti më keq. Jam i sigurtë se nuk dë të mundet askush që të bëjë marrëveshje tjetër si ajo e 17 majit.

Them përplasje të fuqishme, mosbindja civile është zgjidhja”, tha Berisha, ndërsa shtoi se “Ose mosbindja do ta përmbysë këtë regjim, ose opozita do të shkojë drejt shuarjes së saj”.

Sipas tij, “Jo 30 qershori, por edhe 30 maji më duket një datë e largët për ekzistencën e Ramës si kryeministër. Ai duhet të rrëzohet një ditë e më parë”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berisha paralajmëron përplasje të fortë sali berisha zgjedhjet e qershorit berisha paralajmëron përplasje të fortë sali berisha zgjedhjet e qershorit

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...