Politike

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje (Video)

6 Maj 2019, 18:12 Nga DOSJA
Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje (Video)

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.

Ai tha se ndonëse nga kjo qeveri është bërë shumë për emigrantët, sërish ka shumë për të punuar. Rama u shpreh se pa emigrantët Shqipëria nuk do të ishte gjallë ekonomikisht, ndërsa shtoi se ata do të përfshihen në vendimarrje.

“Vota për emigrantët është një tjetër arsye e fortë për ne që qeverisim për të çuar përpara një proces reforme, që të përfshijë shqiptarët jashtë atdheut në procesin e vendimmarrjes. Pa SHBA dhe BE nuk do të ishim këtu ku jemi politikisht. Pa shqiptarët jashtë atdheut ne nuk do të ishim gjallë ekonomikisht. Na takon t’iu japim të drejtën të marrin dhe ata vendimet e tyre për përfaqësuesit e tyre në vend. Çfarë është bërë në këto vite është shumë, por mbetet akoma shumë për të bërë. Edhe këtu nuk jemi vetëm. Çfarë mbetet për t’u është akoma shumë me atë që është bërë”,- tha kryeministri, por nuk tregoi se si do të bëhej një gjë e tillë.

Pavarësisht kësaj, Rama nuk tha se si do të arrihej bërja pjesë e emigrantëve në vendimarrje.  

B.B & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emigrantët pjesë e vendimarrjes vota e emigrantëve edi rama emigrantët pjesë e vendimarrjes vota e emigrantëve

Sondazh

Poll