Politike

Hapja e negociatave, Rama ‘sulmon’ BE-në: I kemi bërë detyrat, ju thoni ‘JO’ për interesat tuaja

6 Maj 2019, 18:49 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, Rama ‘sulmon’ BE-në: I kemi bërë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në aktivitetin për ‘Javën e Europës’ ku u prezantua nga Cakaj platforma online, “Ambasada ime”.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek hapja e negociatave, ku fajësoi vende të caktuara të Bashkimit Europian, se po bllokojnë Shqipërinë për shkak të interesave të tyre politike, e jo se nuk janë për detyrat. Kryeministri u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat për hapjen e negociatave

“Procesi nga vlerësimi i kritereve objektive, nisur nga të dhënat, është i tëri që kalon përmes filtrit të komisionit dhe kur thotë rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë pa kushte, ka thënë as më shumë as më pak se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Kontestimi në një vend apo tjetër nuk lidhe me kriteret objektive.

Është e padrejtë që gjykimet politike të kthehen në teknike duke ia rikthyer barrën Shqipërisë dhe jo duke e thënë qartë ‘ne e vlerësojmë progresin, por nuk është ky momenti i favorzshëm për ne, sepse kemi këtë hall, apo atë hall, në vendet tona, krejt normale, por nuk ndodh kështu. Mos dhënie e PO-së qershorin e kaluar lidhej me zgjedhjet europiane të këtij maji. Lidhja është politike, legjitime dhe e mirëqenë”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Më tej ai tha “Për fat të keq nuk jemi vetëm më, të luajturit me integrimin sepse sikur luajmë ne brenda edhe ata jashtë me ne. Si parti brenda vendit përpiqen ta venë në funksion të axhendës së tyre edhe parti jashtë vendit e shfrytëzojnë në funksion të axhendës së tyre të vogël politike. Të humburit në këtë rast janë shqiptarët”.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave hapja e negociatave per anetaresim java e europes rama per hapjen e negociatave rama sulmon be-ne edi rama hapja e negociatave hapja e negociatave per anetaresim java e europes rama per hapjen e negociatave rama sulmon be-ne

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...