Politike

Heqja e tabelave dygjuhëshe në Finiq, Rama: U ngrit një futunë! Ishin jashtë kritereve teknike, do të rivendosen

6 Maj 2019, 17:58 Nga DOSJA
Heqja e tabelave dygjuhëshe në Finiq, Rama: U ngrit një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me heqjen e tabelave dygjyhëshe në Finiq.

“Një furtunë u ngrit këtu dhe vazhdoi andej për disa tabela të vendosura në një zonë me shumicë minoritare. U tha ç’nuk u tha këtej, u pasua me ç’nuk u pasua andej. Gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr. Tabelat nuk u hoqën se kishin lidhje me minoritetin por sepse ishin jashtë kritereve teknike dhe të venodsura pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një lejeje që do të evitonte të gjitha këto pasaktësia dhe do të evitonte shpenzimin e bërë. Por nuk u hoqën për të mos u vënë më. Nesër do fillojnë të vendosen. Deri të premten do të jenë të vendosura të gjitha nga ARRSH mbi bazën e lgjislacionit në fuqi dhe mbi bazën e kritereve teknike. Kaq e thjeshtë është! Por për kaq pak gjerët mund të marrin propocione të jashtëzanoshme. Dhe të gjithë atye që bëjnë partiotin dhe ultra atdhetarin se pse në një zonë ku jeton minoriteti u them se ne jemi një vend europian. Dhe kur flasim për Europën flasim edhe për këtë.”

Një ditë më parë policia e Sarandës hoqi tabelat e vendosura në disa fshatra të Finiqit ku emërtimi i vendeve ishte në greqisht dhe më pas në gjuhën shqipe. Kjo është në kundërshti me ligjin shqiptar, pasi tabelat duhen në gjuhën shqipe dhe më pas në atë greqisht.

Edhe pse pati edhe kundërshti nga banorët e disa fshatrave, policia dhe ARRSH vijuan aksionin për heqjen e tabelave dygjuhëshe. Për gjithë këtë aksion kreu i Bashkisë së Finiqit Leonidha Hristo, u shpreh se po kontrollon situatën.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia finiq edi rama heqha e tabelave dygjuheshe ne finiq rama per heqjen e tabelave ne finiq tabelat ne gjuhën greke bashkia finiq edi rama heqha e tabelave dygjuheshe ne finiq rama per heqjen e tabelave ne finiq tabelat ne gjuhën greke

Sondazh

Poll