Politike

Cakaj prezanton platformën “Ambasada ime”: De-burokratizojmë shërbimet diplomatike

6 Maj 2019, 19:01 Nga DOSJA
Cakaj prezanton platformën “Ambasada ime”:

TIRANË- Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj, ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin “Ambasada ime”, një platformë online, ku të gjithë shqiptarët që u nevojiten dokumente mund të shkruajnë.

“Çdo shqiptar mund të pyesë me anë të platformës ‘Ambasada ime’ për çfarë atij i nevojitet. Shqiptarët mund të marrin dokumente, por dhe të pyesin për shërbimet diplomatike anekënd globit. “Ambasada ime” është sistem aktiv që mundëson komunikimin e konsullatave dhe qytetarëve”, – tha Cakaj.

Më tej ai shtoi se janë 3 arsye përse ky aplikacion është i rëndësishëm:

“Kjo platformë nuk është vetëm kthesë në dixhitalimin e shërbimit diplomatit. Kjo platformë është me rëndësi për tre arsye, pasqyron informacion të plotë mbi mbulimin diplomatik të Shqipërisë në mbarë botën, ka informacione për cdo qytetar pavarësisht se në cilin cep ndodhet dhe rastet kur asistenca e shtetit është e kërkuar.

Nga aplikimi te shqiptarët për pasaportë, lejekalimi apo probleme të tjera. Shpalos online veprimtarinë diplomatike të Shqipërisë në botë për të komunikuar drejtpërdrejt në botë, rrit perimetrin e komunikimit. Cdo kush mund të bëjë pyetje apo shpalosë ide. Kjo është de-burokratizimin i ambasadave dhe konsullatave. Iu inkurajoj të vizitoni web-faqen për të qenë sa më afër dhe qeveria gjithmonë më pranë jush”, u shpreh Cakaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada ime aplikacioni ambasada ime gent cakaj ambasada ime aplikacioni ambasada ime gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 6 Maj 2019, 18:35

Rama: Emigrantët do të përfshihen në vendimarrje

Pas prezantimit të platformës online “Ambasada ime”, Rama foli edhe për emigrantët dhe rëndësinë e tyre që kanë për ekonominë shqiptare.Ai tha se ndonëse nga kj...