Politike

“Nuk bëri asnjë shkelje”, shfuqizohen gjobat e KQZ ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku: Puna vazhdon, kemi 800 kantiere të

16 Shkurt 2021, 14:41 Nga DOSJA
“Nuk bëri asnjë shkelje”, shfuqizohen gjobat e KQZ ndaj

TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

Këtë vendim, vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi të drejtë. Në një prononcim për mediat, Veliaj u shpreh se askush nuk mund t’i kërkojë kryebashkiakut që të rrijë e të mos punojë. Veliaj shtoi se mesazhi i KAS pas shfuqizimit të gjobave, është që puna të inkurajohet. 

Ndërsa Partia Demokratike e ka dënuar. Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm dhe të paprecedentë vendimin e Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili sot hoqi gjobat e vëna nga KQZ-ja për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në reagimin e tij, në një status në Facebook për këtë çështje, Kaso shkruan se Partia Demokratike e dënon këtë vendim të marrë dhe se vetë anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Veliaj u gjobit nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve, pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Eridian Salianji, përfaqësues i Bashkisë së Tiranës tha se inspektimi i investimeve nuk përbën shkelje pasi prokurimi i tyre është bërë para datës limit për kryerjen e tyre.

Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla.

(kle.mu;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ivi kaso shfuqizohet gjoba ndaj veliajt erion veliaj ivi kaso shfuqizohet gjoba ndaj veliajt

Sondazh

Poll