Politike

30 vite nga EKSODI i shqiptarëve! Kryeministri Edi Rama planifikon vizitën zyrtare në Itali me 5 dhe 6 Mars

16 Shkurt 2021, 13:24 Nga DOSJA
30 vite nga EKSODI i shqiptarëve! Kryeministri Edi Rama planifikon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Italinë me 5 dhe 6 Mars. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali. Pritet që Rama fillimisht të ndalojë në Bari dhe Brindisi.

Lajmin e ka bërë me dije këshilltari rajonal i Partisë Demokratike, Maurizio Bruno. “Unë jam i lumtur që mund të njoftoj se në 5 dhe 6 Mars Kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë i pranishëm së pari në Bari dhe më pas në Brindisi për të festuar kujtimin e atyre zbarkimeve të para dhe mirëseardhjen në Itali”, është shprehur ai.

Çfarë ndodhi 30 vite më parë?

Më 2 korrik të 1990 ndodhi eksiodi i madh. Mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, e shumë të tjerë morën risukun për të udhëtuar me anije jashtë vendit. Ky eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri.

Në këto ngjarje pati edhe përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare. Qershori i vitit 1990, u shoqërua me disa të plagosur, ndërkohë që jo zyrtarisht, u deklarua se pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin. Shqiptarët ishin të “etur” për liri dhe brenda pak ditësh u larguan mbi 4 mijë qytetarë nga vendi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 30 vjetori i eksodit te shqiptareve ne itali edi rama vizite ne itali 30 vjetori i eksodit te shqiptareve ne itali edi rama vizite ne itali

Sondazh

Poll