Politike

Rama shkon në Laç, inspekton nga afër punimet në spitalin e ri. ‘Këshillon’ punonjësin: Duhet të punoni 24 orë, me t

16 Shkurt 2021, 13:03 Nga DOSJA
Rama shkon në Laç, inspekton nga afër punimet në spitalin

LAÇ– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Laç aty ku inspektoi nga afër punimet që po kryhen në spitalin e ri. Pas Shkodrës, Rama nuk humbi shumë kohë dhe u nis drejt Laçit. Teksa po vëzhgonte punimet Rama iu drejtua punonjësit duke i thënë se duhet të punojnë me tre turne e se puna duhet të mbarojë para afatit.


‘Duhet të punoni 24 orë me tre turne, që ta mbartojmë para afatit se është e mundur, me këtë teknologji do të kryhet me sukses. Nga pikëpamja e shërbimit është perfekt. Dhe një sistemim i mureve që të duket bukur, mos të duket kështu.’- tha Rama.

Paraditen e sotme Rama ishte në Shkodër aty ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit për mjekët. Më pas ai ishte i pranishëm dhe në një shtëpi të moshuarish, ku po ashtu u zhvillua procesi i vaksinimit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne lac edi rama edi rama ne lac

Sondazh

Poll