Politike

‘Më jepni timonin se do vijë sheiku’, Basha për projektin e portit të Durrësit: Përralla si ‘1001 net’! Më përme

16 Shkurt 2021, 12:38 Nga DOSJA
‘Më jepni timonin se do vijë sheiku’, Basha për

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin për portin e Durrësit gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Teksa u pyet ndër të tjera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara Basha nuk kurseu ironinë, duke u shprehur se ende nuk ka një projekt, duke e krahasuar me atë të tunelit të Elbasanit. 


Unë opinion për 1001 net nuk jap. Në 8 vite nuk ka asnjë investim të huaj. Më përmendni një dhe unë çohem nga kjo tavolinë dhe nuk u flas më. Se ç’plane janë bërë dhe sesi është koordinuar porti i Durrësit me parnterët. Shqiptarët nuk dinë asgjë. Do vijë sheiku thotë. Më jepni timonin se do vijë sheiku dhe do t’ju sjellë tepsinë me bakllava. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Shqipëria i ka jetike investimet e huaja. Nuk paragjykoj askënd. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti për Elbasanin. Ka qenë transparente. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, ministrin e Jashtëm dhe djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshën shtatë vite dhe 10 herë më shumë kosto për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që duke u përmbytur ne Shqipëri, ata po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Dhe pastaj vjen e na thotë se do bëjë mrekulli para zgjedhjeve. Është gur i hedhur në lum. Kur të kemi para projektin do të gjykojmë,”– tha Basha.

LAJMI KRYESOR: ‘Brenda vitit do të hartojmë një kushtetutë të re’/ Basha me Shoqërinë Civile, zotimi pwr integrimin: Për 6 muaj do zhvillojmë konferencën e parë me BE

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me shoqerine civile lulzim basha basha me shoqerine civile lulzim basha

Sondazh

Poll