Politike

Basha për integrimin në BE: Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave, unë dhe PD kemi trashëgimi bindëse

16 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Basha për integrimin në BE: Zbatimi do të jetë fjala

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zotuar në ecurinë e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria e tij do të merret me plotësimin e kushteve dhe zbatimin e reformave që kërkohen nga vendet e Bashkimit Europian. Duke risjellë si shembull liberalizimin e vizave, vitë më parë, ndërsa shtoi se në 2 vite e gjysmë u përmbushën 150 kushte.


“Kapacitetet e Shqipërisë për të përdorur fondet e dhëna  janë jashtëzakonisht të ulëta. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me mirëqeverisjen. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave. Liberalizimi i vizave ishte rezultat i merituar i reformave transformuese. Në 2 vite e gjysmë u përmbushën 150 kushte. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend. Shqipëria sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë,”-tha Basha në fjalën e tij.

PJESË NGA FJALA E BASHËS: 

Për Partinë Demokratike rruga europiane dhe euroatlantike e Shqipërisë është e pakthyeshme dhe e patjetërsueshme. Ne kishim besimin e qytetarëve dhe drejtonim Shqipërinë kur patëm ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Zotimi im, ne anëtarësojmë Shqipërinë  me të drejta të plota në Bashkimin Europian.  25 prilli nuk është thjeshtë një garë elektorale. 25 prilli një udhëkryq, nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian ose jo. Qeveria aktuale e ka mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Kapacitetet e Shqipërisë për të përdorur fondet e dhëna  janë jashtëzakonisht të ulëta. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me mirëqeverisjen. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave. Liberalizimi i vizave ishte rezultat i merituar i reformave transformuese. Në 2 vite e gjysmë u përmbushën 150 kushte. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend. Shqipëria sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë. 25 Prilli është një ditë për fitoren e Shqipërisë, shqiptarëve dhe të aspiratës tonë Europiane. Brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri – BE.  Për Shqipërinë Europiane përparësia kryesore, plotësimi i kushteve të BE-së. Injorimi i kushteve kushteve çoi në shtimin e tyre. Plotësimi i tyre është detyra e parë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të lira. Do të mbrojmë votën nga çdo përpjekje kriminale për deformimin e saj. Do të sjellim një kulturë të re politike në Shqipëri përmes qeverisjes së përgjegjshme. Partia Demokratike dhe unë angazhohemi të mbajmë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë. Ne do të promovojmë një sistem që garanton drejtësi dhe që ka besimin e qytetarëve. Një sistem i pakapur nga politika, nga oligarkia apo nga krimi. Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të merren në shqyrtim procedurat korruptive të PPP-ve, të prokurimeve publike, monopoleve. Skemat e pastrimit të parave do të goditen. Shqipëria do të tërheqë talentin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare. Shqipëria është e fundit në rajon për kapacitetet e tërheqës dhe përdorimit të fondeve të BE. Në parlament ne do të nxisim frymën e bashkëpunimit. Jam kryetari i parë i opozitës që ofrova bashkëpunimin pa kushte për çdo çështje që lidhej me integrimin europian. Bashkimi Europian i ofroi Shqipërisë 115 milion Euro për tërmetin. Bashkimi Europian i ofroi Shqipërisë 50 milion Euro ndihmë për përballimin e pandemisë. Basha: Asnjë fjalë për planin e domosdoshëm të vaksinimit, vetëm shfaqje qesharake tek kulla me stadium. Shpreh falënderimin për Bashkimin Europian, si donatori më i madh. Do të mbështetemi nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe të gjithë vendet anëtare. PD, një marrëdhënie të privilegjuar Partinë Popullore Europiane dhe me  Partinë simotër të kancelares Merkel CDU-CSU. Këto 8 vite më pa shpresë se asnjëherë në 30 vite. Jemi të gjithë luftëtarë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Momenti i largimit të shkaktarit dhe të përgjegjësit që na ka lënë vendnumëro. Të rimëkëmbim ekonominë, të vazhdojmë rrugën që bashkë e përshkuam.  Rruga e integrimit europian garanton investitorë, vende pune, mirëqenie.

LAJMI KRYESOR: ‘Brenda vitit do të hartojmë një kushtetutë të re’/ Basha me Shoqërinë Civile, zotimi pwr integrimin: Për 6 muaj do zhvillojmë konferencën e parë me BE

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me shoqerine civile lulzim basha basha me shoqerine civile lulzim basha

Sondazh

Poll