Politike

U largua me “bekimin” e Metës, Shemsi Prençi do të garojë si kandidat i LSI në zgjedhjet e 25 prillit

16 Shkurt 2021, 12:24 Nga DOSJA
U largua me “bekimin” e Metës, Shemsi Prençi do të

TIRANE- Shemsi Prençi, këshilltar për Emergjencat Civile pranë presidentit Ilir Meta për më shumë se dy vite dha dorëheqjen sot dhe siç njoftoi vetë Meta, për disa angazhime të reja. Por ku do e shohim ish-kreun e Emergjencave Civile tashmë?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prençi do të jetë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ende nuk dihet se cila është zona që i është besuar Prençit nga Monika Kryemadhi për 25 prillin, por duhet theksuar largimi miqësor që u bë nga presidenti Meta.

Ky i fundit ndau me publikun edhe një foto të tijën duke biseduar me Prençin, ndërsa i uroi suksese në angazhimet e tij të së ardhmes, edhe pse nuk e zbuloi se “shtëpia” e re e Prençit do të jetë LSI. 

Shemsi Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërsa deri më 2018 mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshm të Emergjencave Civile. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet shemsi prenci shemsi prenci dorehiqet shemsi prenci shemsi prenci

Sondazh

Poll