Politike

Shemsi Prençi dorëhiqet nga posti i këshilltarit të Metës/ Presidenti: I urova suksese në angazhimet e tij të së ardhmes

16 Shkurt 2021, 12:13 Nga DOSJA
Shemsi Prençi dorëhiqet nga posti i këshilltarit të

TIRANE- Shemsi Prençi largohet nga detyra e tij si këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit, i cili bën me dije se pasi e ka informuar për situatën emergjente të përmbytjes, Prençi i ka dorëzuar dorëheqjen. Shkak, sipas Metës janë angazhimet e tij në të ardhmen.

NJOFTIMI I PLOTE I PRESIDENCES:

Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen.

Shemsi Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërsa deri më 2018 mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshm të Emergjencave Civile.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorehiqet shemsi prenci ilir meta shemsi prenci dorehiqet shemsi prenci ilir meta shemsi prenci

Sondazh

Poll