Politike

Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Veliaj shpreh ngushëllimet familjes: I pikëlluar nga ngjarja tragjike

6 Maj 2019, 16:41 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Veliaj shpreh ngushëllimet familjes: I

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, në Letoni

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes Hasanaj, si dhe iu uron shërim të shpejtë dy të plagosurve, të cilët u lënduan gjatë shpërthimit të minës.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike sot në Letoni, që i mori jetën Nëntetares, Zarife Hasanaj. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të afërmit. Shërim të shpejtë dy të plagosurve të tjerë. Faleminderit @FA_Shqiptare që punojnë çdo ditë për të qenë një shtet i denjë i NATO-s”, shkruan Veliaj.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj erion veliaj letoni vdekja e ushtarakes shqiptare zarife hasanaj

Sondazh

Poll