Politike

Regjistrimi i Bindjes Demokratike, KRIIK kritikon KQZ-në: Përbën shkelje të ligjit

6 Maj 2019, 15:52 Nga DOSJA
Regjistrimi i Bindjes Demokratike, KRIIK kritikon KQZ-në: Përbën

TIRANË- Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania)  kritikon hapur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike pranës saj.

Përmes një komunikate për shtyp, KRIIK Albania, shprehet se regjistrimi i Bindjes Demokratike  në KQZ, përbën një shkelje të hapur me ligjin.

Në njoftimin e KRIIK thuhet se KQZ duhet të shmangë çdo influencë apo presion politik dhe çdo referim në sjelljen të vendimmarrjeve ekstraligjore, jo korrekte apo me standarde të dyfishta.

Deklarata e plotë e KRIIK

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe sidomos veprimtarinë e tij në mbikqyrjen dhe përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019. Sot më datë 6 maj 2019, KRIIK publikoi DEKLARATEN “Ruajtja e paanësisë dhe integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rëndësi jetike për funksionimin e shtetit demokratik e ligjor”nëpërmjet së cilës i tërheq vëmendjen trupës së Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe administratës së tij, për domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë, paanësisë dhe integritetit të tyre profesional e institucional, veçanërisht në rrethanat dhe situatën e tensionuar politike në të cilën ndodhet vendi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike kqz kriik regjistrimi i bindjes demokratike astrit patozi bindja demokratike kqz kriik regjistrimi i bindjes demokratike

Sondazh

Poll