Politike

Arian Galdini sfidon Veliajn për Bashkinë, thirrje Patozit: Më mbështesni

6 Maj 2019, 16:18 Nga DOSJA
Arian Galdini sfidon Veliajn për Bashkinë, thirrje Patozit: Më

TIRANË- Ish-aleati i Luzlim Bashës, njëherësh kryetari i partisë LDE, Arian Galdini, do të kandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, përballë kryetarit aktual Erion Veliaj.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon nga Astrit Patozi dhe partive të tjera opozitare që ta mbështesin atë përballë kryebashkiakut Veliaj, të cilin e quan si “Lal Çeri”.

Kërkesa e Galdinit vjen pas deklaratës së kreut të Bindjes Demokratike, Astrit PAtozi, i cili tha disa ditë më parë se do të BD do të ketë kandidatë në çdo bashki, përveç atyre ku ka kandidatë të pavarur, në mënyrë që të bashkohen forcat. (Lexo këtu)

Postimi i plotë i Arian Galdinit:

Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion. Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit.

Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë. Delalifikimi është mision madhor për të djathtën. Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë. Ju faleminderit shumë. Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës. E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arian galdini erion veliaj galdini garon për bashkinë arian galdini erion veliaj galdini garon për bashkinë

Sondazh

Poll