Politike

Arrestimi i mjekut Prifti, Rama: Ishte dhe shef pavioni ai…këto lloj monstrash të krijojnë një ambient mbytës, dhe duhen

15 Shkurt 2021, 19:21 Nga DOSJA
Arrestimi i mjekut Prifti, Rama: Ishte dhe shef pavioni ai…këto lloj

TIRANË- Kryeministri Rama,ka reaguar pasi mjeku Edvin Prifti në një deklaratë që bëri për mediat tha për arrestimin e tij ka dhënë urdhër Kryeministri.

Ndërkohë, kreu i qeverisë në një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme me gazetarët ka thënë se denoncimet ekzistojnë duke thënë ndër të tjera se doktori i cili ishe shef pavioni do të vihet përpara përgjegjësisë. Ndër të tjera rastin e Tires e cila vodhi 8 milionë lekë nga e bija e pacientes dhe rastin Priftit ai ka quajtur monstra që krijojnë një ambinet mbytës duke shtuar se këto të fundit duhen shtypur.

” Lajm i keq është që mjeku në fjalë paska thënë se e ka arrestuar Rama…Shumë fatkeqësisht…ai ishte shprehur se Rama e ka futur në burg. Lajm i mirë është që denoncimet ekzistojnë. Dhe dua denoncime çdo ditë. Jam i bindur që Tirja dhe doktori në fjalë, që ishte edhe shef pavioni meqë ra fjala, që tregon se ne nuk merrremi me të djathtë e të majtë….do të vihen përpara përgjegjësisë. Njëra shinë është që sistemi të forcohet, reforma që unë kam thënë është e thellë sa s’ka. Le të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e Tireve dhe këtyre shefave, shumë të madh dhe Turqia ka bërë një kapërcim epokal, duke ndjekur të njëjtën rrugë që ndjekim ne. nuk bën dot reform kur s’ke uniforma për mjekët, ilaçe, banjo e ngrohje, kur s’ke spitale. Duhet të ndërtosh infrastrukturën, zinxhirin e shërbimit dhe kalon në këtë fazën tjetër. Kjo bën që mjeku dhe infermieri në spitalin publik të jenë si në pronën e tyre. Sepse këto lloj monstrash të krijojnë një ambient mbytës. Dhe duhen shtypur. Reforma dhe sistemi është ajo që unë besoj, sistemi kërkon kohën e vet për tu ndërtuar. Janë dy lajme fantastike….Tiret kanë ekzistuar, nuk janë të sotmet, ka pasur edhe më herët. Sot çdonjëri ka një spiun në xhep. Media ka gatishmërinë që të veprojë. Betaj është nj betejë që nuk mbaron kaq kollaj, do kohën e vet.”- tha Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m;a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021 nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll