Politike

Rama: Këtë javë do të nisë vaksinimi anti-COVID dhe tek të moshuarit

15 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
Rama: Këtë javë do të nisë vaksinimi anti-COVID dhe tek

TIRANË– Kryeministri Rama, ka deklaruar se me dozat që do të vijë ditën e sotme në Shqipëri, do të nisë vaksinimi në Vlorë, në Shkodër, por nuk përjashtohet edhe Elbasani dhe Fieri.

Kreu i qeverisë në një konferencë që ka mbajtur me gazetarët, ka thënë se përveç bluzave të bardha vaksinimi do të nisë dhe tek të moshuarit.

“Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza që janë konfirmuar, ne do fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër, dhe po ashtu hap pas hapi, në varësi nga kalendari i ministres, edhe në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet të jemi të bindur se ne mund ta realizojmë objektivin e vaksinimit të plotë për 14 muaj. Është vetëm çështje konfirmimi të sasive dhe disponimi të sasive.”- ka thënë Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021 nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll