Politike

A rrezikon Shqipëria një karantinë? Rama: Larg Qoftë, nëse nuk respektohen masat…do ta mbyllja vendin edhe në ditën e v

15 Shkurt 2021, 19:11 Nga DOSJA
A rrezikon Shqipëria një karantinë? Rama: Larg Qoftë,

TIRANË- Kryeministri Rama, i pyetur se nëse do të ketë mbyllje të dytë si pasojë e pandemisë është shprehur se nëse shifrat do të qëndrojnë stabël, nuk do të ketë izolim total.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë tha se nëse masat nuk respektohen, do ta izolonte Shqipërinë edhe në ditën e votimeve.

“Kush e ka aluduar këtë gjë se liria qenka për shkak të zgjedhjeve…por edhe sikur ta mbyllim…ka një kosto kjo gjë. Si do ta mbyllim? Pse do ta mbyllim? Nëse shifrat qëndrojnë stabël, atëherë pse të mbyllemi. Prandaj arsyetimi i Komitetit Teknik të Ekseprtëve është tërësor. Sigurisht që nëse njerëzit nuk do zbatojnë rregullat minimale, kufizimet do të rriten. Larg qoftë të bëhet karantimi i përgjithshëm. Jo thjesht zgjedhje të jenë, por edhe ditë votimi të jetë. Kjo nuk do të thotë se është një plan i fshehtë i Ramës për kutitë e votimit. Ne duam që tu krijojmë njerëzve mundësinë që të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efektive anësore nga ana psiqike. Duhet të qëndrojmë në ekulibër, secili të japë kontribuitn e vet.”- ka thënë Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m;a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll