Politike

Rama: Edhe vaksina kineze nuk është edhe aq e thjeshtë ta marrësh, s’është aprovuar….për BE-në do të ishte shumë e

15 Shkurt 2021, 19:04 Nga DOSJA
Rama: Edhe vaksina kineze nuk është edhe aq e thjeshtë ta

TIRANË- Kryeministri Rama teksa është pyetur nëse vendi ynë do të marrë vaksinën kinezë ka përashtuar si mundësi.

Në një intervistë që ka dhënë për gazetarët, Rama ka thënë se vaksina kineze ende nuk ëhstë miratuar, ndërkohë që ka shtuar se veni ynë nuk e ka marrë për disa arsye.  Rama ndër të tjera tha se edhe Kina e ka të vështirë shpërndarjen e vaksinave. 

“Stuhitë e dëborës dy gjëra sjellin në mënyrë imëdiate kudo, në Suedi, Gjermani e Spanjë…kudo, bllokimi i rrugëve dhe mungesa e energjisë elektrike. Për këtë e bëra edhe krahasimin. Merrini kronikat tuaja dhe shikojini si ka qenë situata më përpara. Kur makinat bënin ski dhe patinazh në rrugën e Kombit të mbuluar nga akulli. Sigurisht që shtetet e tjera po vaksinojnë, janë vendi ku është prodhuar vaksina. Janë vende që deri kur të mbarojë vaksina për amerikanët, s’ka për të tjerët. Ju me të drejtë shikoni SHBA-në, unë shikoj rajonin. Numrat e Serbisë janë shumë të lartë sot, për shkak se iu drejtua Kinës. Ne do të vazhdojmë të besojmë se jemi në hapat e duhur me përjashtim se patëm një vonesë për shkak të bllokimit që bëri vetë Pfizer për të gjitha vendet. Sinovac nuk është i aprovuar nga EMA, mos e harroni këtë gjë. Nuk kemi marrë vaksinat kineze, për disa arsye. Edhe strategji gjeopolitike mund të jetë. Por shikoni, edhe Kina e ka të vështirë në shpërndarje, se ka shumë kërkesa nga vende të ndryshme,  Në këto kushte nuk jemi në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur diçka apo kemi harxhuar kohë. Mbase më vonë do ta bëjmë këtë përçapje por do të ishte shumë e rëndë, jo për ne, por për BE-në. do të ishte shumë e rëndë. ashtu sikur është e rëndë për faktin që Maqedonia e Veriut iu drejtua Kinës. Është e rëndë. mos më bëni të flas më shumë ju lutem…”– tha Rama. 

(f.m; a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021 nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll