Politike

Rama: Një tjetër shtet mik do të na japë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s, më falni për anën misterioze, por sit

15 Shkurt 2021, 18:41 Nga DOSJA
Rama: Një tjetër shtet mik do të na japë 360 mijë doza

TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë të ditur se një tjetër stet do i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s.

Në një konferencë që ka mbajt me gazetarët kreu i shtetit thotë se shprson që kompania Pfizer ta lejojë që të përmbyllë marrëveshjen me shtetin që i solli Shqipërisë dozat e para të vaksinës. 

Ndër të tjera Rama ka kërkuar falje për shkak se nuk ka bërë të ditur emrat e shteteve, por sipas tij e tillë është situata.

“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj. Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca. Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim. Nje tjetër shtet mik do të na jape 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. Shpresoj shumë që në ditët në vijim të mund të kemi kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë e këtij shteti, dhe aty pastaj gjithçka do të jetë publike, pasi nuk do të jetë sekrete. Shpresoj të normalizohet kjo situatë, ku 90% e punës bëhet me kode dhe biseda sekrete. Po ashtu jemi duke pritur që kompania Pfizer të na lejojë që të përmbyllim edhe marrëveshjen e ta zbatojmë me atë shtetin tjetër që solli dozat e para e që siç ju kisha bërë me dije, ishin vetëm 1 e treta e të premtuarave. Janë gati por në kontratë thuhet se për çdo lëvizje duhet aprovimi i Pfizer. Më falni për anën misterioze, por situata është e tillë.”– ka thënë Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m;a,k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021 nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Shkurt 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...