Politike

Tom Doshi: Kryetari i PSD-së jam vetë, më kanë zgjedhur anëtarët e partisë, emri im do jetë në listat zgjedhore të 25-

15 Shkurt 2021, 16:45 Nga DOSJA
Tom Doshi: Kryetari i PSD-së jam vetë, më kanë zgjedhur

TIRANË– Tom Doshi ka sqaruar se pavarësisht se Partia Social Demokrate është pranuar si parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit me kryetar Ëngjëll Bejtja, do të jetë emri i tij në listat zgjedhore. 

Në një prononcim për “BalkanWeb”, vetë Doshi shprehet në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë, duhet pritur data 19 shkurt.

Ai shtoi se PSD-ja për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje, vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja, por që kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt. Doshi shtoi se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari dhe do të garojë në katër qarqe.

“Kryetar i PSD-së jam unë. Në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që të jem unë kryetar, më kanë votuar vetë anëtarët. Por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë, duhet pritur data 19 shkurt. PSD-ja për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje, vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja, por që gjithçka do të ndryshojë pas datës 19 shkurt. Emri im do të jetë në listat zgjedhore dhe do të garoj në katër qarqe,”- është shprehur Doshi ndër të tjera.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar të regjistrojë në zgjedhje Partinë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Lajmi është bërë sot i ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u njoftua regjistrimi i 16 partive në zgjedhje, mes tyre edhe partia e drejtuar nga Doshi. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha sot në mbledhje se dokumentacioni i PSD është në rregull dhe KQZ ka vendosur regjistrimin e tij në zgjedhje.

Por cila ishte manovra që përdori Doshi?

Në kërkesën e parë që është dorëzuar në KQZ, fill pas deklaratave të Yuri Kim, më 9 shkurt 2021, Tom Doshi me një kërkesë të firmosur prej tij deklaron regjistrimin në zgjedhje në emër të partisë PSD, ndërsa tri ditë më vonë, pranë KQZ-së, kryetar doli Ëngjëll Bejtaj.

Në shkresën e datës 12 shkurt 2021, tw publikuar nga Dosja.al, Bejtja informoi KQZ se me vendim gjykate të datës 27 janar 2021, kryetari i partisë është ai dhe jo Tom Doshi. Arsyet e kalimit të pronësisë së partisë janë ende të panjohura, por periudha e ndryshimit të kryetarit përkon me deklaratat e para të ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos lejuar të inkriminuarit në zgjedhje. (Lexo këtu pikënisjen e përplasjes Yuri Kim-Tom Doshi).

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi

Sondazh

Poll

Politike 15 Shkurt 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...