Politike

S’e harron BE-në! Rama: Vaksina është bërë si ari, nuk është në treg që të shkojmë e ta blejmë…turpi i më të p

15 Shkurt 2021, 18:48 Nga DOSJA
S’e harron BE-në! Rama: Vaksina është bërë si

TIRANË- Kryeministri Rama, ka thënë se vaksina nuk është në treg që të shkojmë dhe ta blejmë duke shtuar se çështja e dozave nuk ka lidhje me të pasurit apo të varfërit.

Rama teksa ka folur për vendet në rajon të cilat presin që të marrin dozat e vaksinës  ka ‘sulmuar’sërish BE-në, ku tha se është e rëndë që Maqedonia u la në baltë dhe u detyrua të marrë vaksina në Kinë. Ndër të tjera ai ka thënë seë është turp që vendet e Bashkimit Europian të rrinë e të numërojnë se sa vaksina u bënë në Itali, Greqi apo diku tjetër.

“Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret që dikush të shkojë e ta blejë. Nuk është çështje të pasurish e të varfërish. Ju e patë edhe vetë që Presidenti i Serbisë shkoi me një kuti, me 4 mijë doza vaksinash të Pfizer në kufi me Maqedinë e Veriut për t’i dhënë mundësinë që të nisë me procesin që ne kemi nisur më para. Maqedonia e Veriut nuk ka kontratë  me Pfizer, pret që të lëvrohet vaksina kineze. Për fat të keq dhe për turpin e më të mëdhenjve e më të pasurve të këtij planeti, kjo është situata. Po themi kështu, që të mos më funsi më pas në një sherr me Bashkimin Europian. Duke parë faktet, jo duke dalë kundër BE-së. po, duke thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në mes të Bashkimit Europian të rrinë e të numërojnë se sa vaksina u bënë në Itali, Greqi apo diku tjetër. Ndërkohë që presim. Me të drejtë duhen bërë më shumë vaksinime…duhet të shikojmë se si Serbia bën mijëra vaksinime me vaksin kineze. Ajo ka bërë zgjedhjen e vet, por është në mes të Europës. Nëse i është drejtuar Kinës, është sepse….përndryshe do të ishte njësoj sine. Tani juve jeni të mirëpritur të bëni pyetje, deri sat ë vijnë kutitë. Lajm i mirë është se nuk është një kuti, se një kuti ishte edhe atje në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u mblodh një milet, se vaksina është bërë si ari. Janë disa kuti dhe më pas ne do matemi me sfidën se sa do të jemi në gjendje të vaksinojmë.”- tha ai.

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m;a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll