Politike

Harroi dy viktimat! Rama: Mund të kishim humbje jetësh për shkak të motit të keq, fatmirësisht nuk ndodhi

15 Shkurt 2021, 18:54 Nga DOSJA
Harroi dy viktimat! Rama: Mund të kishim humbje jetësh për shkak

TIRANË- Kryeministri Rama ka folur në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq.

Kreu i qeverisë teksa ka folur për mënyrën e të menaxhuarit e situatës ka thënë se për fat të mirë në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë, duke harruar kështu, se dje dhe sot në Shqipëri, kanë humbur jetën dy persona, dhe kjo për shkak se rruga ishte e bllokuar.

“Dhe dua të flas edhe për familjet që mbeten pa drita. Në SHBA kam parë që 3 milionë familje janë pa eenrgji elektrike. Këto gjëra ndodhin kudo kur ka stuhi. Në asnjë vend nuk është shpikur mbulesë që dëbora të qëndrojë mbi të. Asnjë borëpastruese, në të gjithë iznxhirin shpikës të borëpastruseve që ta mbledhë kripën në ajër. Këtu ka nisur dhe kritika se përse s’u ndalua kur dihej që do të binte dëbora. Ta hidhnim kripën përpara? Këtu shqetësohen akoma se përse në Shqipëri përdoren lopata, pse çfarë të përdoren në Shqipëri? Raketa? Mund të kishte ndodhur edhe këtu që të humbnin jetë njerëzish, ndërkohë që në vendet e tjera, kërkoni se sa viktima ka pasur. Por këtu fatmirësisht nuk ka pasur. Rrugët janë zhbllokuar në kohë rekord sepse u punua.”- ka thënë Rama.

LAJMI KRYESOR/ Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

(f.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021 nis vaksinimi ne shqiperi rama me gazetaret 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll