Politike

“Burgu i Fushë-Krujës trampolinë për të dalë jashtë”/ Myslim Murrizi “shigjeton” ministren Gjonaj: Kush i bën tr

15 Shkurt 2021, 15:27 Nga DOSJA
“Burgu i Fushë-Krujës trampolinë për të dalë

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend tha se burgu i Fushë-Krujës është bërë trampolinë që të burgosurit të dalin jashtë. Duke thënë një shembull personal që ka ndërhyrë, Murrizi pyeti ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se cili ishte personi që i pranonte transferimet e personazheve me rrezikshmëri të lartë. 


“Shumë mirë bëtë që arrestuan Enkeleida Hoxhën. Unë kam një pyetje për ministren e Drejtësisë. Kush ja çon kësaj gjyqtareje të burgosurit me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet në burgun e Fushë Krujës që është bërë si trampolin për të dalë përjashta? Kush ja çon, kush i bën transferimet? Çfarë vendos apeli për vendimet e kësaj gjyqtareje. Pse e ka shkarkuara KLGJ pas kërkesës së kësaj ministreje? Sepse Apeli ka lënë në fuqi vendimin e saj. Më thoni kush ka tagër për të transferuar një të burgosur. Ju jeni deputetë, ndoshta ju kanë trokitur në derë hallexhi. Më është dashur të merrem 3 muaj me një 75-vjeçar nga Durrësi për ta transferuar nga Rrogozhina në Durrës, sepse nuk kishte njeri në shtëpi. Si shkojnë këta të gjithë si zogj, si kinga të gjithë në burgun e Fushë Krujës. Burgu i Peqinit a është burgu i sigurisë së lartë? 313 pse nuk i mbani këtu. Pra ju i çoni në lëndë të parë, sepse i keni kurdisur zinxhirin e tollovisë së marrjes së parave. Deri tek grupi armiqsor i Enkelejdës,”– tha Murrizi.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seance plenare 15 shkurt 2021 myslim murrizi seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Shkurt 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...