Politike

Situata e rënduar prej dëborës/ Meta: Ministria bënte show me projekte 3D në vend që të merrte masa. Ndihmoni popullatën

15 Shkurt 2021, 15:22 Nga DOSJA
Situata e rënduar prej dëborës/ Meta: Ministria bënte show

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën që është rëndëuar për shkak të motit në vendin tonë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta krahas fotove ku rrugët shihen të bllokuara, shkruan se prej ditësh ka kërkuar që të merren masa paraprake, ndërkohë që Ministria sipas tij bënte show duke prezantuar projekte 3D.

Sipas Metës në datat 12-13 shkurt, ditë këto ku vendi u “mbërthye” nga dëbora dhe acari, kapacitetet njerëzore dhe motorike nuk ishin të mjaftueshme për të përballuar situatën.

Ndër të tjera, duke iu referuar parashikimeve të IGJEUM, të cilët paralajmërojnë përsëri përkeqësim të motit në ditët në vazhdim, presidenti i bëri apel ministrive përkatëse për të vendosur komunikim me strukturat përkatëse dhe të menaxhojnë situatën.

POSTIMI I PLOTË: 

Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës. Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte show me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore. Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.
Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.
Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore. MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Shkurt 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...