Bota

I dërguari i BE-së Lajçak: Pres të punojë me qeverinë e re në vazhdim të dialogut

15 Shkurt 2021, 12:27 Nga DOSJA
I dërguari i BE-së Lajçak: Pres të punojë me

KOSOVË -I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar ditën e sotme, se pret që me qeverinë e re të Kosovës të punojë në vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se në zgjedhje është treguar një maturi nga ana e institucioneve dhe partive politike.

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj, gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe po pres të punoj me qeverinë në ardhje në vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajça

Postimi i plotë: 

Yesterday’s elections in Kosovo demonstrated maturity of its institutions, all relevant actors and political parties. The citizens have made their voices heard and I’m looking forward to working with the incoming government on the continuation of the Dialogue. https://t.co/TM6mtxwCLA

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 15, 2021

Qytetarët e Kosovës shkuan ditën e djeshme në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák zgjedhjet ne kosove miroslav lajčák zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll