Bota

Lajçak uron qytetarët e Kosovës për Zgjedhjet: Pres të punoj me qeverinë për vazhdimin e dialogut

15 Shkurt 2021, 11:33 Nga DOSJA
Lajçak uron qytetarët e Kosovës për Zgjedhjet: Pres

KOSOVË – I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar ditën e sotme, se pret që me qeverinë e re të Kosovës të punojë në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka shkruar se në zgjedhje është treguar një maturi nga ana e institucioneve dhe partive politike.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj, gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe po pres të punoj me qeverinë në ardhje në vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak, ndërsa qendrimi vjen pas deklaratës së Albin Kurti se dialogu me Serbinë është prioritet i gjashtë ose i shtatë për VV.

KOMENTI I LAJCAK:

Yesterday’s elections in Kosovo demonstrated maturity of its institutions, all relevant actors and political parties. The citizens have made their voices heard and I’m looking forward to working with the incoming government on the continuation of the Dialogue. https://t.co/TM6mtxwCLA

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 15, 2021


Qytetarët e Kosovës shkuan ditën e djeshme në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák zgjedhjet ne kosove miroslav lajčák zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2021, 10:38

BE: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin k...