Bota

Zgjedhjet e 14 shkurtit, PDIU: Kurti-Osmani, era e ndryshimit që po fryn në Kosovë. Shembull edhe për Shqipërinë

15 Shkurt 2021, 11:45 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 14 shkurtit, PDIU: Kurti-Osmani, era e ndryshimit që po fryn

TIRANË- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë. Në një reagim zyrtar, PDIU e ka cilësuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje si një erë ndryshime, duke shtuar se duhet të jenë shembull për Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTË:

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përgëzon popullin e Kosovës, institucionet dhe klasën e saj politike për shpalosjen e vlerave demokratike dhe të besimit te vota e lirë, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dalja e qytetarëve në votime, numri i madh i votave të Diasporës dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor janë tregues të konsolidimit demokratik të Kosovës dhe ogur i mirë në udhën e saj të integrimit Euro-Atlantik. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare ishin një ushtrim demokracie dhe verifikim i vullnetit mbarëpopullor për një shtet të së drejtës dhe luftë kundër korrupsionit. Ato janë shembull për Shqipërinë, që vuan ende nga autoritarizmi dhe mosgarantimi i një procesi zgjedhor me integritet, që mbron dhe respekton votën e lirë. PDIU përshëndet fitoren e LVV-së, z. Albin Kurti dhe znj. Vjosa Osmani, dhe uron që ky koalicion i erës së re që po fryn në Kosovë të ketë një mazhorancë sa më solide. Mirëpresim bashkëpunimin me qeverinë, që do të dalë nga kjo votë demokratike dhe do të punojmë për thellimin e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë me Kosovën.

LAJM KRYESOR: Fitorja historike e VV në Kosovë/ Politika shqiptare nuk kursehet me urime! Basha, Kryemadhi e Meta hapin të parët ‘shampanjën’, Rama: Uroj që vullneti i qytetarëve të rimishërohet në një qeveri të qendrueshme

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll