Bota

Fitorja e Albin Kurtit/ Deputetja gjermane Renata Alt: Vetëvendosja të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun

15 Shkurt 2021, 11:38 Nga DOSJA
Fitorja e Albin Kurtit/ Deputetja gjermane Renata Alt: Vetëvendosja të

GJERMANI– Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore në një reagim për Deutsche Wellen pas zgjedhjeve në Kosovë thekson se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë.

“Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato megjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike.”

Deputetja liberale Renata Alt sheh gjithashtu me skepticizëm qëndrimin e pakundërshtueshëm të Albin Kurtit. “Pa kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë, dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun. Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë. BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”,- shprehet deputetja gjermane për mediat.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora renata alt zgjedhjet ne kosove renata alt zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll