Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Kosova ka arritur të numërojë mbi 99.72% të votave ditën e sotme, ku fituese është Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Vetëvendosje po udhëheq me më shumë se 47,88% të votave (377,072 vota), një rezultat historik që asnjë forcë politike nuk ka mundur më herët që ta marrë në Kosovë. Ndërsa, në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17,40% të votave (136,711 vota), e treta, Lidhja Demokratike e Kosovës 13,08% të votave (103,002 vota), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.40%, ndërsa NISMA Socialdemokrate, e Fatmir Limajt ende nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë vetëm 2.60% të votave. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të numërohen votat me kusht dhe votat e ardhura nga diaspora.
Pas humbjes së theksuar se mos marrjes së asnjë komune, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen. Kjo dorëheqje solli edhe ironi nga një prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i cili në një status në rrjetet social shkruante: Kryetari i LDK-së kalon ka zyret e Vetëvendosjes! Pas dorëheqjes së tij kanë dhënë e gjithë kryesia e LDK-së dorëheqjen.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ditën e sotme tha se numërimi i fletëvotimeve në qendrat e votimit ka përfunduar mbrëmjen e djeshme. Deri më tani janë transmetuar rezultatet nga rreth 99% e qendrave të votimit. Sipas tij, kanë mbetur pa u proceduar vetëm 40 qendra, rezultatet e të cilave do të transmetohen gjatë ditës së sotme, në orët në vijim.
Ajo që bie në sy gjithashtu është se Lista Serbe fitoi mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, gjë që ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Unë i përgëzoj njerëzit tanë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë,”– tha Vuçiç për televizionin serb, TV Pink, duke ironizuar me rezultatin e zgjedhje dhe fitoren e Albin Kurtit.
Politika pranon rezultatin dhe uron Kurtin për fitoren
Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pranoi dje mbrëma humbjen dhe uroi Albin Kurtin për fitoren, duke dhënë edhe lajmin se PDK do të ejtë në opozitë. Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i hapur për të qenë pjesë e qeverisë dhe koalicionit që do të krijohet pas zgjedhjeve. Edhe kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli ka uruar VV-në dhe tha se vullneti i popullit do të plotësohet.
Rezultati është pranuar edhe nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka shprehur zhgënjimin që rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që pritej për LDK-në. “Ju falënderoj për besimin e dhënë, rezultatet preliminare që kemi marrë tregojnë se janë tjera nga ato që kemi pritur dhe që kam pritur unë personalisht”, tha ai. Hoti tha se është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësinë e rezultatit.
Albin Kurti, mandat pa hakmarrje
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pasi siguroi një rezultat historik premtoi dje mbrëma se mandati i VV në qeveri do të jetë “pa hakmarrje“, ndërsa e quajti si prioritet të 6-të ose të 7-të dialogun me Serbinë. Kjo është qeveria e dytë që Kurti do të ndërtojë brenda harkut kohor të një viti, por kësaj herë me ndihmën e ish-kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani. Në zgjedhjet e vitit 2019, ku morën pjesë 841 mijë votues, LVV-ja doli e para, ndërsa LDK-ja e dyta. Dy forcat politike nisën negociatat me njëra-tjetrën për ta formuar qeverinë me “Koalicionin e shpresës”, që zgjati jo më shumë se 50 ditë.
Zgjedhjet në Kosovë dhe sfidat e qeverisë së re
Më 14 shkurt, ditë që përkoi edhe me Shën Valentinin, qytetarët e Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit zgjodhën me votë emrat që do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Në zgjedhjet në Kosovë garuan 28 subjekte politike për 120 vende në parlament. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. Pjesëmarrja në votime ishte 46.90 %, më shumë se në vitin 2019.
Zgjedhjet e Kosovës spikatën kësaj here pasi partitë politike garuan me emra konkretë për postin e kryeministrit, i cili zgjidhet më pas nga Kuvendi. VV kishte Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, i cili nuk u lejua të garonte nga KQZ për shkak të problemeve me ligjin. LDK garoi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe PDK me Enver Hoxhajn. Synimet janë të forta edhe për postin e presidentit.
Vjosa Osmani është emri i Vetëvendosjes, ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka të njëjtën dëshirë për tu emëruar president. Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti dhe për zgjedhjen e presidentit në Kosovë duhen 2/3 e deputetëve në sallë dhe zgjedhja mund të arrihet në tri raunde, që në rast se dështojnë atëherë vendi kalon menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe në rast se presidenti zgjidhet, VV-së i duhen 61 mandate për të krijuar qeverinë e re dhe e ka të nevojshme një parti tjetër në koalicion.
(I.A;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRISHTINË– Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duke marrë 47.79 për qind të votave. Më shumë sesa ka marrë ndonjëherë një part...
KOSOVË– Veton Surroi ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Në një status në Facebook, Surooi shkruan se më 14 shkurt Kosova prodhoi një revol...
KOSOVË– Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një artikull zgjedhjeve në Kosovë që u zhvilluan sot, kryesisht fitores së theksuar të Albin Kurtit, liderit t...
KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur si kryeministër pas numërimit të më shumë se 70% të votave, ku kryeson vetë ai. Në një dalje për...
KOSOVË– Vjosa Osmani ka thënë fjalët e para pas kryesimit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e zhvilluara në vend. Bashkë me Albin Kurtin, të cilin e quaj...
KOSOVË– Avdullah Hoti ka dalë i zhgënjyer nga rezultatet e derimëtanishme pas numërimit të 70% të votave në Kosovë. Në një dalje për mediat, Hoti tha...
KOSOVË- Lista serbe ka fituar deri tani 10 vende të Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë për shtyp Kreu e kësaj Lista Goran Rakiç ka falenderuar Pre...
KOSOVË– Turma në Prishtinë ka nisur festimet pas kryesimit të Vetëvendosjes me 49% të votave ka nisur të festojë.Siç shihet edhe në pamjet e m...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thyer heshtjen zgjedhore. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se do të bëjë një analizë ...
KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dalë në një deklaratë për shtyp për të rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj ...