Bota

Zelanda e Re merr dozat e para të vaksinave, proeesi do të nisë të shtunën me punonjësit kufitarë

15 Shkurt 2021, 11:27 Nga DOSJA
Zelanda e Re merr dozat e para të vaksinave, proeesi do të nisë

ZELANDA E RE– Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është duke mbajtur një konferencë shtypi së bashku me Dr Ashley Bloomfield, drejtore e përgjithshëm e shëndetësisë, pas një takimi të kabinetit qeveritar.

Helen Livingstone i Guardian raporton se kryeministrja thotë se dozat e para të vaksinës kanë mbërritur në vend sot në mëngjes. Pasi të kontrollohen për sigurimin e cilësisë, vaksinimi do të fillojë të Shtunën, duke filluar me punonjësit e kufirit.

“Kjo do të jetë fushata më e madhe e vaksinimit në shkallë të plotë në historinë e këtij vendi,” – thotë ajo.

Zelanda e Re është ndër vendet që ka arritur ta menaxhojë më së miri pandeminë e koronavirusit, ku në valën e parë vetëm pas raportimit të rasteve të para vendi shkoi në karantinë totale. Ajo shënoi 25 viktima në total dhe 2336 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re vaksinimi ne zelanden e re koronavirusi ne zelanden e re vaksinimi ne zelanden e re

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2021, 10:38

BE: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin k...