Bota

Rezultatet e votave në Vushtrri, Lipjan dhe Obliq, LVV-ja kryeson

15 Shkurt 2021, 11:46 Nga DOSJA
Rezultatet e votave në Vushtrri, Lipjan dhe Obliq, LVV-ja kryeson

KOSOVË- Numërimi i votave vijon. Ndërkohë, në Vushtrri kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 60.08% apo 19.471 vota. Ndërsa, në vend të dytë qëndron, Partia Demokratike e Kosovës me 6.526 apo 20.15%. Lidhja Demokratike e Kosovës e cila qeverisë në këtë komunë, ka marrë 10.34% apo 3.350 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.62% apo 850 vota dhe NISMA Socialdemokrate 526 vota apo 1.62%.

Ndërsa në Lipjan, janë numëruar 97.34% të votave dhe LVV-ja  ka marrë 47.32% apo 12.571 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.06 apo 5.596 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 5.539 apo 20.85%. Kurse, AAK 2.39% dhe NISMA 2.49%.

Në Obiliq, ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 52.57% apo 6.002 vota. AAK-ja  ka marrë 15.27% apo 1.744 vota. PDK-ja ka 10.70% apo 1.222 vota, ndërsa LDK-ja 1.108 apo 9.70%. NISMA Socialdemokrate 99 vota ose 0.87%.

Në Fushë Kosovë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 55.57% apo 9.854 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 2.992 apo 16.87% Partia Demokratike e Kosovës 13.21% apo 2.342 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 401 vota apo 2.26%. Ndërsa, NISMA Socialdemokrate 2.01% apo 357 vota.

Lajmi kryesor:‘KosoVVA sot’/ Numërohen 98% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti pranon humbjen, Kurti: Mandat pa hakmarrje (ZHVILLIMET E FUNDIT)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll