Bota

20 vite më vonë! Albin Kurti thyen rekordin e Ibrahim Rugovës, ende s’janë numëruar votat e diasporës (SHIFRAT)

15 Shkurt 2021, 11:05 Nga DOSJA
20 vite më vonë! Albin Kurti thyen rekordin e Ibrahim Rugovës,

PRISHTINE– 20 vite pas rekordit të vendosur nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në zgjedhjet e vitit 2001, lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka tejkaluar shifrat.

Në zgjedhjet e 2001, LDK-ja e Rugovës fitoi me 45.65% të votave, duke marrë 359.851 vota. Dhe 20 vite më vonë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti dhe VV thyen rekordin duke marrë 48.17%  të votave në një totale deri më tani prej 374.913 vota.

Ky rezultat është ende paraprak pasi ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.

Qytetarët e Kosovës shkuan në dje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku morën pjesë 46.90 % e votuesve. 28 parti garuan për 120 karrige në Kuvend. Zgjedhjet u fituan thellë nga LVV dhe Albin Kurti, ndërsa PDK pranoi humbjen dhe qëndrimin në opozitë e po ashtu dhe LDK. I vetmi që është i hapur për koalicion me VV është Ramush Haradinaj, i cili synon edhe postin e presidentit. Parlamenti i ri pritet të zgjedhë edhe presidentin, ndërsa pritet edhe një koalicion qeverisës pasi VV-së i duhen 61 mandate për krijimin e qeverisë së re, që e vetme nuk mundet që ti plotësojë. 

Lajmi kryesor: ‘KosoVVA sot’/ Numërohen 98% e votave, Vetëvendosje merr rezultatin më të lartë në historinë e vendit, Hoti pranon humbjen, Kurti: Mandat pa hakmarrje (ZHVILLIMET E FUNDIT)

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti ibrahim rugova zgjedhjet ne kosove albin kurti ibrahim rugova zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2021, 10:38

BE: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin k...