Bota

“Lironi udhëheqësen tonë”/ Mijëra protestues përballen me ushtrinë në Mianmar pas grushtit të shtetit

15 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
“Lironi udhëheqësen tonë”/ Mijëra protestues

MIANMAR– Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve kryesore të Mianmarit në ditën e nëntë të demonstratave kundër grushtit të shtetit, pas një nate të frikshme që pa banorët të formonin patrulla dhe ushtria të tërhiqej.

Studentët e inxhinierisë marshuan nëpër qendrën e qytetit Yangon, qyteti më i madh, të veshur me të bardha dhe me pankarta që kërkonin lirimin e ish-udhëheqëses ,Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt.

Mijëra punëtorë u mblodhën në Mandalai, qyteti i dytë më i madh i vendit, duke kënduar dhe mbajtur pankarta në të cilat shkruante: “Lironi udhëheqësen tonë”.

Sipas The Guardian, më shumë se 384 njerëz janë arrestuar që nga grushti i shtetit, tha grupi i monitorimit Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, në një valë arrestimesh kryesisht gjatë natës. Shumë protestues në Yangon mbanin shenja që u bënin thirrje autoriteteve për të “ndaluar rrëmbimin e njerëzve natën”.

Grushti i shtetit është denoncuar nga vendet perëndimore, me SH.B.A. duke njoftuar disa sanksione ndaj gjeneralëve në pushtet dhe vendeve të tjera gjithashtu duke marrë parasysh masat.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grusht shteti ne mianmar protestat ne mianmar grusht shteti ne mianmar protestat ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 15 Shkurt 2021, 10:38

BE: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

Bashkimi Evropian, në reagimet e para pas zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë thirrje që autoritetet e reja që do të dalin nga këto zgjedhje të vazhdojnë angazhimin k...