Bota

14 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA

KOSOVË– Dy të moshuara, njëra 103 dhe tjetra 107 vjeçe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit sot në Kosovë. 107-vjeçarja Xhyzide Aliu ka votuar në fshatin Dardani të Ferizajt dhe ka thënë se po voton pasi ka marrë pjesë gjithmonë në zgjedhje, dhe kësaj radhe pret ndryshim për të rinjtë.

Prej që e mbaj në mend se ka filluar votimi, unë kam votuar. Të rinjtë shpresoj që marrin rrugë të drejtë. Pres ndryshim për të rinjtë, të rriten, gëzohen e të përparojnë. Të rinjtë të dalin në dritë dhe kryetari i ri t’i kënaqë të gjithë. Nuk kam lënë asnjëherë pa votuar”, u shpreh 107-vjeçarja.

Ndërsa 103-vjeçarja, Hava Ramoni shprehet se ndihet si një 15-vjeçare dhe shton “askush prej krahu nuk më kap dhe eci vetë”.

Kosova voton sot mes pandemisë dhe temperaturave minus! 1 mln e 794 qytetarë kanë në dorë zgjedhjen e parlamentit të ri. Votojnë Haradinaj, Kurti, Osmani, Hoxhaj dhe Hoti. Ndodhin dy incidente (ZHVILLIMET)

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll