Bota

KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë në Kosovë

14 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë

KOSOVË– Komisioni Qendro i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë.

Përmes një konference për shtyp, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime në katër orët e para është 8,34%.


Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Nuk ka raportime për incidente të cilat mund të dëmtojnë integritetin e ditës së zgjedhjeve. Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,30 për qind e votuesve apo 145 mijë e 650 votues nga 1 milionë 794 mijë e 862 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019 kishin votuar 9,64 për qind apo 174 mijë e 669 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues sa kanë qenë atë kohë”, njofton KQZ.

Shifra është e vogël krahasuar me vitin 2019 dhe vitin 2017, si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve të bores.

Qendra e votimeve janë hapura që prej orës 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

(kle.mu.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll