Bota

Ndodh incidenti i parë në zgjedhjet e Kosovës! Dy vëzhguesit, i VV-së e PDK-së PËRPLASEN me njëri tjetrin, ndërhyn pol

14 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Ndodh incidenti i parë në zgjedhjet e Kosovës! Dy

KOSOVË– Një incident mes një vëzhguesi të PDK-së dhe një të VV-së, se ka ndodhur në një qendër votimi në Prekaz të Epërm.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për ‘T7’ se është marrë një informacion për një konfrontim mes dy apo më shumë personave. Sipas raportimeve, të përfshirë kanë qenë Iliri Mynishi nga VV dhe Kushtrim Fazliu nga PDK.

“Policia e Kosovës është marrë me rastin dhe po i interviston palët, ta shohim se pas intervistimit se a ka qenë konfrontim apo rrahje, informata e parë ka qenë që është konfrontim, e policia kamarrë në pyetje”, tha zëdhënësi Kelani.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, të cilët po marrin në pyetje vëzhguesit pët të zbuluar shkaqet e përplasjes. Ky është incidenti i parë që raportohet nga zgjedhjet në Kosovë, process i cili nisi në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 19:00

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora incident ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove incident ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll