Bota

19.8% e votuesve kanë votuar deri më tani në Kosovë, prej tyre 408 të burgosur, KQZ lejon edhe votuesit me ID të skaduar

14 Shkurt 2021, 14:01 Nga DOSJA
19.8% e votuesve kanë votuar deri më tani në Kosovë, prej

KOSOVË– Që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve që kanë votuar në Kosovë  është 19.8%, sipas raportimit nga vëzhguesit e DnV-së 

Prej tyre, 408 persona të burgosur në Kosovë aktualisht kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi tha se gjithsej, të drejtë vote kanë 1 mijë e 351 të burgosur.

Për 1351 persona të burgosur me të drejtë vote SHKK e ka dorëzuar listën në KQZ. Nëpër të gjitha institucionet korrektuese deri më tani kanë votuar 408, procesi po vazhdon dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi”, tha Thaçi

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve, me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në Kosovë mund të votojnë edhe ata që u ka skaduar karta e identitetit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora votojnë të burgosurit zgjedhjet ne kosove votojnë të burgosurit zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll