Bota

Ambasadori britanik në Pejë: Jam i kënaqur! Shumë njerëz po dalin në votime pavarësisht dëborës

14 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
Ambasadori britanik në Pejë: Jam i kënaqur! Shumë

KOSOVË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar se sot ka vizituar qytetin e Pejës ku ka vëzhguar se si po ecë procesi i votimit.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati shprehet se pavarësisht dëborës dhe motit të ftohtë, njerëz të shumtë në Pejë i janë drejtuar kutive të votimit.

Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar të vëzhgimit të zgjedhjeve, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, ka shkruar Abbott.

 

My first stop on the busy day of election obsevation, despite the snow I was pleased to see so many people voting in Peja. pic.twitter.com/dA59hxOUh1

— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 14, 2021

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ambasadori i britanisë së madhe në kosovë nicholas abbott zgjedhjet ne kosove ambasadori i britanisë së madhe në kosovë nicholas abbott zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll