Bota

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet votuesi në Prizren

14 Shkurt 2021, 14:34 Nga DOSJA
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet votuesi në Prizren

KOSOVË– Një qytetar në Prizren u arrestua ditën e sotme pasi u kap duke fotografuar fletët e zgjedhjeve gjatë momentit të votimit.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili shprehet për mediat vendase se rast i shkeljes së fshehtësisë së votimit ka ndodhur në një qendër votimi në Prizren.

Në Prizren është hapur një rast, cënim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet e tjera informata të tilla janë hetuar”, tha Kelani.

Më herët u raportua një tjetër shkelje, pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u kishte  dërguar mesazh në telefon qytetarëve për të votuar partinë.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit dhe sipas raportimeve të fundit, kanë marrë pjesë deri në orën 13:00 19.8% e votuesve.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arrestohet votuesi ne kosove zgjedhjet ne kosove arrestohet votuesi ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll