Bota

KQZ në Kosovë: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet ishte 567 mijë e 934 qytetarë

14 Shkurt 2021, 14:50 Nga DOSJA
KQZ në Kosovë: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në

KOSOVË – Pjesëmarrja në votime deri më orën 15:00 në Kosovë  është 32.32%.

Ky informacion është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ informon se deri më tani kanë votuar mbi 567 mijë e 934 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues gjithsej. 


Duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues“, njofton KQZ.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë! Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne ksoove zgjedhjet ne ksoove

Sondazh

Poll