Bota

Reuters: Kosova voton në zgjedhjet që mund të vështirësojnë dialogun me Serbinë

14 Shkurt 2021, 13:48 Nga DOSJA
Reuters: Kosova voton në zgjedhjet që mund të

KOSOVË– Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar lidhur me zgjedhjet që po mbahen në Kosovë, ku shkruan se pritet të fitojë një parti opozitare, e cila do të komplikojë përpjekjet perëndimore për të zgjidhur mosmarrëveshjen që ka zgjatur me dekada me Serbinë.

Sipas sondazhit që ka marrë në referim Reuters, partia Vetëvendosje do të fitojë 45% në 55% të votave midis shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë 90%  nga 1.9 milion  e popullsisë.

ARTIKULLI I PLOTË I REUTERS

Kosovarët kanë filluar të votojnë këtë të diel për zgjedhjet e reja parlamentare, ku pritet të fitojë një parti opozitare, e cila pritet të komplikojë përpjekjet perëndimore për të zgjidhur mosmarrëveshjen territorial që ka zgjatur me dekada me Serbinë.

Sondazhet e opinionit parashikojnë që partia Vetëvendosje do të fitojë 45% në 55% të votave midis shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë 90% të 1.9 milion popullsisë. Ndërsa kjo do të ishte gati dyfishi i rezultatit të saj nga zgjedhjet e vitit 2019, VV  përsëri mund të ketë nevojë për një partner për të qeverisur.

dhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka shërbyer si kryeministër për disa muaj vitin e kaluar, ka fituar mbështetjen përmes premtimeve për të luftuar korrupsionin dhe qëndrimet e tij që të mos ketë komproimis në dialogun me Serbinë, e cila humbi kontrollin mbi Kosovën në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO-s.

Nëse Vetëvendosje nuk siguron një shumicë prej 61 vendesh, mund t’i duhet të bashkojë forcat ose me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK, e cila tani është në pushtet, ose me Partinë Demokratike të Kosovës – PDK nga opozita, ose me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK.

Serbia, e mbështetur nga Rusia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke përmendur nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës së saj serbe në Kosovë. Negociatorët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të sigurojnë një kompromis për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO.

Me një të tretën e forcës së saj të punës të papunë dhe një prodhim të brendshëm bruto për banor prej 4 mijë e 300 dollarë, Kosova mbetet vendi më i varfër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 7 pasdite (1800 GMT) dhe rezultatet e para zyrtare priten disa orë më vonë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora reuters shkruan per zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove reuters shkruan per zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll