Bota

Ambasada Amerikane viziton dhomën operative të zgjedhjeve, thirrje qytetarëve: Raportoni çdo shkelje!

14 Shkurt 2021, 11:53 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane viziton dhomën operative të zgjedhjeve, thirrje

KOSOVË–  Këshilltarja e lartë ligjore nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Lana Owens, ka vizituar dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, të cilët janë të angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Owens ka vlerësuar punën që po bën Prokuroria i Shtetit për sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor. Ajo tha se e gjitha varet edhe nga qytetarët e Kosovës, jo vetëm duke  votuar por edhe duke raportuar në policinë e Kosovës dhe prokurori çdo shkelje apo keqpërdorim të mundshëm të votës.

Votimi ditën e sotme ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. 

Komisioni për Zgjedhjet, kësaj radhe, për herë të parë do të mbajë e vetme zgjedhjet qëndrore, për shkak të mungesës së ndihmës nga misioni i OSBE’së për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll