Bota

Prokuroria e Shtetit në Kosovë cakton 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë për të mbrojtur votën e lirë gjatë zgjedhjeve

14 Shkurt 2021, 10:41 Nga DOSJA
Prokuroria e Shtetit në Kosovë cakton 88 prokurorë dhe 40

KOSOVË– Prokurori i Shtetit në Kosovë ka bërë me dije se ditën e sotme janë të angazhuar  88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ata janë vendosur në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftim.

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit”, tha koordinatorja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll