Bota

Edhe pacientët e prekur me COVID-19 votojnë! Ekipi me fletat e votimit shkon derë më derë

14 Shkurt 2021, 10:16 Nga DOSJA
Edhe pacientët e prekur me COVID-19 votojnë! Ekipi me fletat e votimit

KOSOVË– Zgjedhjet në Kosovë ditën e sotme po mbahen në kushte pandemie, ku të drejtën për të votuar e kanë edhe personat e infektaur me Covid-19.

Mediat vendase raportojnë se në Ferizaj ka votuar një person i infektuar, i ndihmuar nga një ekip i dërguar nga KQZ.

Fillimisht e kemi marrë listën e personave të infektuar, i kemi telefonuar një nga një, ata që kanë thënë se do të votojnë, ne do të shkojmë në shtëpinë e tyre një nga një, ata do ta bëjnë votimin me kusht”, ka treguar një person nga ekipi që shpërndanë fletat.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar sesi do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e sotme, të cilat kanë nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit.

Elezi ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora votojne personat e prekur me covid zgjedhjet ne kosove votojne personat e prekur me covid zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll