Bota

Kosova sot në zgjedhje! Emigranti heq borën nga oborri i qendrës së votimit

14 Shkurt 2021, 09:12 Nga DOSJA
Kosova sot në zgjedhje! Emigranti heq borën nga oborri i qendrës

KOSOVË– Një emigrant ka përdorur makinën e tij për të hequr borën nga oborri i një qendre votimi në Kosovë.

Bëhet fjalë për Rifat Sertollin nga Malisheva, i cili ka pastruar borën pak  minuta para hapjes së qendrës së votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Bellanicë.


Drejtori i shkollës ka publikuar pamjet, teksa ka felenderuar emigrantin.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora emigranti pastron deboren zgjedhjet ne kosove emigranti pastron deboren zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll