Bota

Ambasada amerikane në Kosovë: Votoni, tregoni dashurinë për vendin tuaj dhe familjen

14 Shkurt 2021, 09:02 Nga DOSJA
Ambasada amerikane në Kosovë: Votoni, tregoni dashurinë për

KOSOVË -Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka ftuar qytetarët që të tregojnë dashurinë e tyre për shtetin dhe familjen.

Këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashurinë për shtetin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në postimin e ambasadës.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë! Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ambasada amerikane ne kosove zgjedhjet ne kosove ambasada amerikane ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll