Bota

Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sot është ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e

14 Shkurt 2021, 09:38 Nga DOSJA
Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sot është ditë

KOSOVË– Presidentja  Vjosa Osmani ka votuar pak çaste më parë.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat,  Osmani votoi në fakultetin Teknik.

Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë”, tha Osmani pas votimit. 

Vjosa Osmani ftoi gratë dhe vajzat të votojnë teksa falënderoi të gjithë emigrantët që morën pjesë në votim.

Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve. Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, tha Osmani.

Votimi në Kosovë ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të shkojnë në qendrat e votimit dhe të hedhin votën e re për zgjedhjen e Kuvendit të ri të Kosovës. Të drejtën e votës e kanë 1 mln 794 mijë qytetarë!

Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora voton vjosa osmani zgjedhjet ne kosove voton vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll